Dashi
E hëna do të jetë nën ritmin e duhur, ku java nuk do të nisë aspak mbarë sa i takon punës dhe biznesit. Përgjithësisht, tre muajt e parë të vitit që vjen do ju përballin me vështirësi edhe në nivelin ekonomik dhe duhet të përkushtoheni maksimalisht që t’ia dilni.
Demi
E hëna do të jetë mjaft pozitive e cila do të prijë një javë pa asnjë re në horizont. Kjo është një periudhë shumë e mirë sa i takon ndjenjave dhe për ti dhënë më shumë hapësirë dashurisë, të cilën e keni lënë pas dore. Përgatituni për një Vit të Ri, të mbushur me emocione pozitive.
Binjakët
Është koha për të bërë bilancet, për të kuptuar në nivel profesional dhe ekonomik se çfarë ka që nuk shkon dhe çfarë duhet përmirësuar. Shumë prej jush janë të shqetësuar, pasi viti 2019 ka qenë i ngarkuar dhe plotë me ulje-ngritje. Tani është momenti që të kërkoni diçka më të qetë, në mënyrë që të keni një të ardhme më të rehatshme.
Gaforrja
Kjo e diel do i japë shtysë ndjenjave, por mundohuni që të mos mbingarkoheni. Sapo keni dalë nga një periudhë stresuese, sidomos sa i takon punës, kështu që mundohuni që të rigjeni qetësinë. Keni nevojë që ta keni mendjen e qetë, për të kuptuar se çfarë doni të bëni, pasi me gjasë do të ketë ndryshime brenda pak muajsh.
Luani
Ju pret një ditë pozitive dhe e mbushur me energji, e cila paralajmëron një javë të bukur, gjatë së cilës do të ndiheni më optimist sa i takon së ardhmes. Mund të ketë ndonjë luhatje të vogël në dashuri, për shkak të ndikimit të kundërt të Venusit dhe për këtë arsye mund të izoloheni.
Virgjëresha
Dita do të jetë mjaft pozitive, ndaj mundohuni që të përfitoni për të sqaruar çështje të mbetura pezull. Nga mesi i javës, Marsi do ju kthehet kundër, duke rrezikuar që të përballeni me debate dhe tensione. Bëni mirë që të shfrytëzoni dy ditët e fundit të vitit.
Peshorja
E hëna do të jetë nën ritmin e duhur, për shkak të ndikimit të kundërt të Saturnit, i cili do të sjellë shumë dyshime. Mund të keni probleme me partnerin/en, sidomos nëse do të përballeni me vështirësi në marrjen e një vendimi.
Akrepi
Ju pret një ditë e mbushur me lodhje, por edhe me kënaqësi, pasi yjet po përgatisin një fundit mjaft interesant, duke i dhënë fund çdo gjëje që nuk ju intereson. Mund të ketë sqarime shumë interesante. Kjo gjë vlen edhe sa i takon dashurisë.
Shigjetari
E hëna do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj mund të përballeni me ndonjë të papritur, gjë që do të zgjidhet brenda një kohe të shkurtër. Mund të ketë ndryshime të papritura programi, sidomos lidhur me fundvitin. Mund të përballeni me një të papritur apo vonesë, e cila nuk do ju lejojë që të festoni siç duhet.
Bricjapi
Dita do të jetë mjaft pozitive, e cila paralajmëron një vit të mbushur me projekte të rëndësishme, të cilat do të favorizohen nga planetët që janë në anën tuaj. Puna do të jetë mjaft e favorizuar dhe do të bëni zgjedhje të rëndësishme.
Ujori
E hëna do të jetë më se pozitive dhe gjatë saj do të ndiheni mirë si në nivelin fizik edhe psikologjik. Keni dëshirë për të rikuperuar dhe këtë gjë do e bëni në sajë të mbrojtjes nga yjet. Duke nisur nga kjo fundjavë Marsi nuk do të ndikojë më negativisht dhe gjërat do të shkojnë më mirë.
Peshqit
Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, ku gjatë saj do të ketë shumë gjëra për të bërë, ndërkohë që ju doni vetëm të pushoni. Përpiquni që ti ekuilibroni gjërat dhe organizohuni në mënyrë që të bëni vetëm ato gjëra që kanë vërtetë rëndësi. Mbani parasysh vetëm, se viti që po vjen do të jetë shumë i rëndësishëm, sidomos sa i takon punës.