Extra Pse vajzat e kolme janë të papara në shtrat?

Pse vajzat e kolme janë të papara në shtrat?

Prej vitesh, po bëhet gjithnjë e më i përhapur koncepti i femrës “së mbushur”, nisur nga siluetat e Monica Bellucci-t, Jennifer Lopez, Kim Kardashian apo Beyonce.

Ky sensualitet në format e rrumbullakosura, shfaqet edhe tek pasioni i tyre në shtrat. Çfarë i bën vajzat e kolme të papara në shtrat?

Së pari; sa më e mbushur të jetë një femër, aq më shumë e plotëson ajo çdo pozicion gjatë marrëdhënies. Përveç kësaj, format janë më eksituese për partnerin, duke e bërë atë të shijojë më shumë çdo herë.

Së dyti; sepse përgjithësisht femrat e mbushura kanë më shumë gjoks, vithe, të cilat nuk janë asnjëherë me tepri për partnerin, dhe shumë të rëndësishme për të gjatë ndërveprimit seksual.

Së treti; sipas një studimi të Universitetit të Hawaii-t, femrat më të mbushura kanë një nivel më të lartë të libidos, pra janë më “epshore”. Kjo pasi prania e yndyrës në trup është tregues i një sasie më të madhe të hormonit femëror në trup, estrogjenit, i cili tërhiqet menjëherë prej testosteronit mashkullor.

Së katërti; të pasmet! E kemi thënë disa herë se, në ka diçka që i çmend meshkujt, është harku mes fundshpinës dhe të pasmeve. I cili meqë ra fjala, nuk mund të krijohet nëse nuk ka pak ‘kile të tepërta’ siç mund të mendoni ju.

Së pesti; femrat e mbushura kanë më pak paragjykime. Një studim i Shoqatës së Psikologëve doli në përfundimin se vajzat që mund të pranojnë ato “kilet e tepërta”, mund të pranojnë më me lehtësi edhe “difektet” e partnerit, duke e bërë më të thjeshtë dhe më të lirshëm ndërveprimin seksual. Kështu partneri ndihet më i guximshëm për të eksperimentuar!