Horoskopi Horoskopi, e martë 11 gusht 2020

Horoskopi, e martë 11 gusht 2020

Dashi

Sot mund të ndiheni ende të shqetësuar për punën dhe problemet e parave. Këto ditë ka mungesë të sigurisë në jetën tuaj të ardhshme profesionale. Lajmet e rëndësishme do të vijnë në fund të vitit, por tani për tani gjithçka është ende mjaft e mjegullt. Si rezultat, ju keni tendencë të nervozoheni, ndoshta edhe të zemëroheni, dhe mund të shihni atë që nuk është, veçanërisht në dashuri! Kujdes me xhelozinë!

Demi

Hëna do të jetë ende në shenjën tuaj: do të jetë një ditë tjetër ideale për të vërtetuar sa vleni! Në fund të fundit, ajo që ju jeni duke bërë tani ju pëlqen, kjo ju bën të kënaqur. Madje ka edhe nga ata që do të punojnë edhe në gusht, sepse po kryejnë projekte të rëndësishme për vitin e ardhshëm. Thjesht mundohuni t’i kushtoni vëmendje financave tuaja, sepse në kohët e fundit ka pasur shumë shpenzime për shtëpinë, një pronë ose makinë.

Binjakët

Sot do të ndiheni të pakënaqur, sepse keni ditë mjaft monotone. Ky qiell, nga ana tjetër, ju fton të rifitoni forcën dhe optimizmin, sepse në fund të vitit do të shpërbleheni për gjithçka! Dhe kjo është edhe më e vërtetë për ata që kanë ngecur, për ata që kanë pasur vështirësi në punë ose në studime. Përveç kësaj, Gushti ka ende shumë emocione, ide të reja dhe takime interesante për t’ju dhënë.

Gaforrja

Sot do të jetë një ditë e këndshme, por më e mira do të vijë gjatë fundjavës së 15 gushtit! Hëna dhe Venusi do të jenë në shenjë dhe do ju dhurojnë momente emocionuese, dëshirën për të bërë premtime të rëndësishme. Idealja do të ishte ta kaloni pranë personit të duhur, një person i besueshëm dhe stimulues. Muaji gusht do t’ju sjellë shumë njohje që nuk duhet të nënvlerësohen.

Luani

Këtë të martë do të ndjeheni pak më mirë. Këto ditë duket sikur jeni të zemëruar me dikë. Të rinjtë mund të kenë pasur një zënkë me një mik, ndërsa më të moshuarit kanë probleme pune. Ndoshta nuk ndiheni pjesë e ekipit, do të donit të fillonit një projekt, një biznes më vete. Jeni të lodhur duke u kritikuar dhe gjykuar nga të tjerët ose duke punuar së bashku me njerëz të papërvojë.

Virgjëresha

Një ditë tjetër emocionuese është përpara, kështu që do të doni të bëni më shumë gjëra brenda 24 orëve të ardhshme dhe ngadalësoni pak më shumë të mërkurën dhe të enjten. Lodhja rritet herë pas here, ndoshta edhe pak acarim, por është normale duke marrë parasysh faktin që nuk e keni tërhequr prizën prej muajsh! Gushti do t’ju lejojë të bëni takime shumë intriguese dhe të rikuperoni në dashuri.

Peshorja

Sot dhe në ditët në vijim duhet të shmangni çdo formë provokimi. Në dashuri do të duhet të përpiqeni të injoroni problemet e një marrëdhënieje që nuk po vazhdon si duhet, ose duhet të nxirrni më të mirën, nga një situatë të keqe. Edhe puna ende nuk ju jep siguri, por ju keni mësuar mirë të fshihni frikën tuaj dhe të fshiheni pas diplomacisë së përsosur!

Akrepi

Edhe sot, ashtu si dje, do të pësoni një rënie të vogël në formë. Ndoshta edhe një ankth i vogël do të rritet, edhe pse vazhdoni të jeni shumë aktiv përsa i përket së ardhmes. Fatmirësisht gushti do të jetë premtues: dikush do të ketë një takim shumë të veçantë; dikush tjetër, nga ana tjetër, do të rikthejë një dashuri të vjetër. Vazhdoni, gjërat do të përmirësohen nga e mërkura!

Shigjetari

Sot duhet të përdorni këtë qiell pozitiv për të sqaruar gjithçka që duhet të sqarohet! Të mërkurën dhe të enjten do të keni Hënën në kundërshtim, gjë e cila mund të shkaktojë probleme të reja në një lidhje. Marrëdhëniet që kanë përjetuar mosmarrëveshje shumë të thella vështirë se do të jenë në gjendje të rikuperojnë një mirëkuptim. Mos u dekurajoni, do të jeni më mirë nga e shtuna!

Bricjapi

Këtë të martë mund të jeni ende mjaft të zhytur në mendimet tuaja. Pas një maske në dukje të butë dhe të qetë fsheh një person plot dyshime dhe hamendje. Në këtë periudhë e ardhmja juaj është e paqartë, veçanërisht në frontin e punës. Në dashuri po përjetoni një moment keqkuptimi dhe sikleti.

Ujori

Sot do të duhet të shmangni marrjen e ndonjë vendimi dhe të shpenzoni para. Edhe nëse dëshira për të blerë risinë më të fundit teknologjike të dalë në treg do të jetë e pandalshme, do të duhet të siguroheni që të frenoni, sepse në kohët e fundit keni shpenzuar shumë para!

Peshqit

Kjo e martë do të jetë një ditë interesante, por përgatituni të provoni një fundjavë epike! Ata që kanë pasur shumë vështirësi si çift duhet të shfrytëzojnë mundësinë që t’i japin vetes dhe partnerit të tyre një qetësim dhe të shijojnë një mes gushti plot emocione të bukura. Idetë dhe njohjet e rëndësishme nga këndvështrimi i biznesit mund të shfaqen të shtunën dhe të dielën.