Horoskopi Horoskopi, e martë 12 nëntor 2019

Horoskopi, e martë 12 nëntor 2019

Dashi

Parashikohet një situatë premtuese, edhe pse ka shumë gjëra që doni që ti kapërceni. Nëse dikush do ua harxhojë kohën kot, mund të acaroheni. Jeni shumë të besueshëm në këtë periudhë si në dashuri edhe në miqësi.

Demi

Duhet ta njihni më mirë një person që e doni vërtetë, në mënyrë që të guxoni më shumë. Në punë disa situata mund të ndikojnë pozitivisht, por ka shumë gjëra që duhen bërë. Bëni mirë që të mos bini pre e dembelizmit.

Binjakët

Kjo javë kërkon që të merreni me atë që keni përzemër. Hëna do të hyjë në shenjën tuaj qysh nga data 13 dhe kjo gjë do të bëjë që të jeni të karikuar me energji. Tashmë do të keni më shumë mundësi që ti kushtoni më shumë rëndësi dashurisë, edhe pse një gjë e tillë mund të duket e çuditshme.

Gaforrja

Kjo e martë do të jetë mjaft e favorshme, për të bërë paqe me veten. Është e kotë që të qëndroni në hije, pasi ky moment është me fat dhe do të sellë rikuperim të ndjeshëm. Do të ndjeni vetëm disa momente lodhje, të cilat duhet ti mbani parasysh. Mos bini pre e emocioneve.

Luani

Kjo ditë nuk do të jetë shumë e këndshme, pasi nuk do i toleroni gjërat që nuk ecin. Do ju duhet të përballeni me një njeri shumë agresiv, ndaj këshillohet që të tregoheni të matur. Brenda muajit dhjetor do të vijnë surpriza të bukura.

Virgjëresha

Ju pret një ditë pozitive sa i takon punës, por më pak sa i takon ndjenjave. Dyshimet mund të dominojnë në sferën sentimentale. Është një periudhë gjatë së cilës nuk besoni shumë ndaj premtimeve që ju bëhen. Edhe në dashuri nuk do të jeni tolerant.

Peshorja

Të harruarit është mënyra e vetme për të vazhduar në mënyrë pozitive rrugën që iu tregon zemra. Do të keni mundësi që të takoni një person që ju intereson ose do të merrni një mesazh që do ju ngrohë zemrën. Nëse ka një histori që nuk fonksionon më, reflektoni rreth saj. Horoskopi do të jetë interesant sa i takon punës.

Akrepi

Hëna do të ketë ndikim të kundërt në shenjën tuaj, çka do të bëjë që të jeni nervoz. Nëse ju duhet të merrni vendime të rëndësishme, bëni mirë që ti shtyni për në një moment të dytë. Bëni kujdes me zënkat me personat e gabuar, sidomos me njerëz që mund të kenë rëndësi për ju.

Shigjetari

Fati do të jetë në anën e çështjeve të punës, ku yjet ju mbështesin. Në dashuri mundohuni që të mos jeni anksioz, pasi çdo gjë do të zgjidhet. Situata me të afërmit do të jetë më pak e mirë, ndaj mundohuni që të përshtateni dhe të mos debatoni.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim pozitiv, kështu që ekziston mundësia që të nxirrni në pah idetë tuaja. Sa i takon ndjenjave, do të ndiheni në sintoni me personat që keni pranë. Dëshira për tu shfaqur në nivelin maksimal do të domnojë. Brenda fundit të muajit, do të zgjidhen probleme të rëndësishme.

Ujori

Do të keni mundësi që të jetoni në mënyrë intensive një histori dashurie. Duhet të analizoni me kudjes nevojat tuaja, në mënyrë që të dini se çfarë duhet të bëni. Në punë bëni mirë që të përfioni nga kjo periudhë e favorshme, për të çuar përpara zgjedhje premtuese.

Peshqit

Jeni shumë më të ëmbël dhe pozitiv në raport me të tjerët. Për disa mund të jeni tronditës dhe të paharrueshëm. Bëni mirë që ta planifikoni sa më mirë fundjavën me personin që ju pëlqen më shumë. Tundime të reja janë në horizont. Në familje situata do të jetë më pak e mirë, ku do të ketë probleme dhe do ju duhet të bndihmoni një person që nuk është mirë.