Dashi
Në luftën midis detyrës dhe kënaqësisë, ajo që fiton është detyra. Megjithatë dashuria do të ecë mjaft mirë në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit. Bëni mirë që të mos përfshiheni në histori që nuk ju bindin. Sa i takon punës, ka ende probleme të cilat duhet t’iu jepni zgjidhje.
Demi
E marta do të jetë mjaft emocionuese sa i takon dashurisë, ku do të keni mundësi që të përjetoni emocione të bukura. Mundohuni që të mos veproni me kokën tuaj dhe të dëgjoni këshillat e mira. Në punë, mund të mbyllni çështje me leverdi.
Binjakët
Mundohuni që të shmangni përplasjet në dashuri, sidomos gjatë pasdites. Në punë do të keni mundësi të çoni përpara kërkesat tuaja, veç mundohuni që të prisni mundësinë e duhur dhe mos u fiksoni pas gjërave të vjetra. Megjithatë do të ndjeni pak lodhje.
Gaforrja
Më në fund do të ketë një rikuperim të ndjeshëm në dashuri, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit. Do të ndiheni më mirë dhe kjo gjë do të shihet në raport me partnerin/en. Në vendin e punës gjatë kësaj dite do të ketë zhvillime shumë interesante, veç mundohuni që të mos inatoseni, nëse diçka nuk shkon në drejtimin e duhur.
Luani
Do të ndiheni më të relaksuar dhe më pak të tensionuar në raport me ditët e mëparshme. Mjaft të favorizuara janë raportet ndërpersonale dhe avantazhet në punë. Mundohuni që të relaksoheni dhe të mos qëndroni zgjuar deri vonë.
Virgjëresha
Bëni kujdes ndaj disa tensioneve në dashuri, pasi gjatë këtyre ditëve do të keni më shumë debate dhe rrezikoni një krizë të fortë. Ndërsa në punë, situata do të jetë mjaft e favorshme, ku do të keni mundësi që të merrni një përgjigje që e prisnit prej kohësh.
Peshorja
Kjo e martë do të jetë shumë pozitive për dashuri, ndaj nëse duhet të flisni bëjeni tani. Në punë, është e pamundur që të rikuperoni diçka, për shkak se ka shumë ngadalësime. Nëse ka çështje ligjore, më mirë gjeni një marrëveshje.
Akrepi
Dita do të jetë mjaft e favorshme në dashuri, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Në punë, ka disa situata që duhen riparë, por çdo gjë do të sistemohet.
Shigjetari
Gjatë kësaj të marte mund të hapni zemrën dhe të flisni për dashurinë. Nëse sapo keni dalë nga një lidhje, tashmë do të keni mundësi që të rinisni pa pishman, pasi ky është moment i favorshëm për njohje të reja. Në punë duhet të përvishni mëngët, pasi ka shumë mundësi që duhen shfrytëzuar.
Bricjapi
Ju pret një ditë pozitive në dashuri, ku do të ketë një rikuperim dëshire për të marrë vendime të rëndësishme. Lajme të mira do të ketë edhe sa i takon punës.
Ujori
Keni rigjetur dëshirën për të dashuruar, por kjo gjë do të krijojë jo pak tension. Në sferën profesionale, ka nevojë për rikuperim, sidomos për çështjet ekonomike. Mundohuni veçse që të mos i bëni gjërat nxitimthi.
Peshqit
E marta do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon dashurisë, ndaj kujdes dhe mos ushqeni tensione dhe debate të kota. Matini fjalët! Sa i takon punës, mundohuni që të kapni fluturimthi mundësisë, pasi nuk do të mungojnë