Dashi
Hëna do të jetë mjaft e favorshme dhe yjet do të kenë ndikim pozitiv. Edhe dashuria do të dhurojë emocione të bukura gjatë kësaj dite. Në punë duhet të bëni kujdes, por në të njëjtën kohë mundohuni që të ruani ritmin. Parashikohen debate gjatë gjithë ditës.
Demi
Ky është moment mjaft interesant sa i takon ndjenjave, ku do të ndiheni të sigurtë lidhur me atë që ndjeni. Puna do të ketë tensione, ku ndoshta do ju duhet të merrni një vendim të vështirë ose të ndryshoni diçka.
Binjakët
Nëse jeni vetëm, tashmë do të keni mundësi që të gjeni dikë, por kujdes në zgjedhjen e njeriut të duhur. Në punë duhet durim, pasi pavarësisht sforcimit tuaj, mund të ketë debate ose probleme.
Gaforrja
Ju pret një periudhë ideale për dashurinë, ndaj organizoni diçka për ta kaluar këtë kohë me personin që dashuroni ose që ju intereson. Në punë duhet qetësi dhe durim, pasi dikush mund t’iu shqetësojë.
Luani
Bëni mirë që të sqaroheni, por mos e sulmoni tjetrin, pasi do të ushqeni polemika dhe rrezikoni ekuilibrin e raportit në çift. Edhe në punë rrezikoni që të përballeni me grindje, pasi dikush nuk do të jetë në anën tuaj.
Virgjëresha
Do të përballeni me shumë nervozizëm. Në dashuri, do ju duhet që të bëni zgjedhje vendimtare. Ndoshta keni nevojë që të shkëputeni një periudhë nga puna, për të kuptuar se çfarë dëshironi të bëni. Marsin e keni kundër, kështu që një periudhë pushimi do ju bënte mirë.
Peshorja
Venusi, Mërkuri dhe Hëna janë mjaft të favorshëm. Do të keni mundësi që ta shfrytëzoni këtë moment për të zgjidhur çështje që kanë të bëjnë me të kaluarën. I vetmi burim stresi mund të jetë puna.
Akrepi
Marsi do ju ndihmojë në dashuri, ndaj mundohuni që të shmangni debatet. Në punë, asgjë nuk do të ecë siç ju dëshironi, por do të keni mundësi që të zgjidhni disa probleme. Jeni natyrë mjaft pozitive dhe kjo gjë ju ndihmon.
Shigjetari
Në dashuri do të përballeni me tensione dhe nëse së fundmi keni pasur probleme, do e keni thuajse të pamundur që ti shmangni ato. Në punë kërkohet vëmendje maksimale, ndaj duhet të gjeni një mënyrë për të kapërcyer problemet.
Bricjapi
Sfera sentimentale do të ecë më së miri, ku do të keni mundësi që të ketë diçka të rëndësishme. Në punë, ndjeni se e dini se çfarë dëshironi dhe do të jeni të vendosur për ta arritur.
Ujori
Prania e Hënës në shenjën tuaj, do ju ndihmojë në dashuri, por bëni kujdes që të mos acaroheni, pasi mund të hasni në debate të kota. Mjaft mirë do të ecë sfera profesionale dhe projektet.
Peshqit
Nëse jeni vetëm, duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj zhvillimeve të reja, pasi jo çdo gjë është siç duket. Keni shumë energji, e cila do ju vijë në ndihmë. Në punë, ndoshta është momenti që të ndani prioritetet.