Dashi
Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të jetë një ditë produktive. Në fund të fundit, me kalimin e ditëve, gjërat do të bëhen gjithnjë e më të mira. Sigurisht, do të duhet të jeni të duruar për të marrë gjithçka që dëshironi. Ndryshimet do të ndodhin gradualisht dhe do t’ju duhet të prisni pranverën e ardhshme për të parë një përmbysje të vërtetë në jetën tuaj. Ndërkohë, zgjidhjet e para për problemet tuaja po shfaqen. Kujdes për paratë!
Demi
Hëna do të zbresë në qiellin tuaj. Për 48 orët e ardhshme do t’ju duhet të përpiqeni shumë për të mbajtur nervat tuaja të qëndrueshme, përndryshe mund të bëheni të paduruar nëse shihni një pasaktësi. Pak gjëra ju zemërojnë. Dy prej tyre janë padrejtësitë dhe njerëzit që nuk vlejnë shumë. Mos u merrni me ta!
Binjakët
Do të duhet të bëni shumë kujdes që të mos lodheni shumë, të mos nervozoheni nëse ka vonesa apo pengesa. Mund të rikuperoni nga e enjtja. Tani për tani ajo që ju mungon është një stimul më shumë, veçanërisht nëse punoni vetë. Mbani larg padurimin tuaj për orët e ardhshme.
Gaforrja
Siç tregohet nga horoskopi i Paolo Fox, e mërkura premton të jetë një ditë e dobishme në të cilën mund të vlerësoni qëndrueshmërinë e disa prej marrëdhënieve tuaja. Në fakt, në dashuri, jo gjithçka duket se po shkon mirë. Yjet e pesë muajve të ardhshëm mund të nxjerrin në dritë në mënyrë të pakthyeshme hijet e disa marrëdhënieve. Edhe ata që janë vetëm do duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë të njohurve të tyre.
Luani
Do të ndjeni pak acarim në ajër. Pavarësisht kësaj, dita do jetë interesante edhe nëse në mbrëmje mund të bëhet paksa e plogësht. Nga nesër deri të enjten ka të ngjarë që t’ju duhet të zgjidhni një problem që lidhet me shtëpinë, me disa shpenzime të papritura apo me një familjar në vështirësi. Vërtetë, ju keni punuar shumë kohët e fundit dhe keni bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara.
Virgjëresha
E mërkura premton të jetë një ditë e rëndësishme dhe e enjtja do të jetë edhe më e mirë! Edhe pse në mëngjes do të ketë ende kaos, nga pasditja e tutje dëshira për t’u angazhuar në lidhje me burimet dhe mundësitë e jashtme do të rritet. Edhe në dashuri jeni të mbështetur nga yje të mëdhenj. Disa Virgjëresha shumë të dashuruara madje mund të vendosin të hedhin hapin e madh brenda disa muajve të ardhshëm.
Peshorja
Sipas parashikimeve astrologjike të Paolo Fox, do të jetë një tjetër ditë mjaft e lodhshme, e shoqëruar nga momente lodhjeje dhe nervozizmi të madh. Këto ditë ka shumë vështirësi në dialog, sidomos me njerëzit e afërt, shumë keqkuptime që shkaktojnë pakënaqësi në familje. Kujdes do të nevojitet sidomos me Dashin, Bricjapin dhe Gaforren.
Akrepi
Do të jetë vendimtare të përvishni mëngët, të rikuperoni këmbënguljen dhe të realizoni një projekt, edhe nëse për momentin nuk është shumë fitimprurës dhe shumë i lodhshëm. Nga ana tjetër, transformimet nuk janë kurrë të lehta dhe plotësisht falas. Ju, në këtë moment, po përjetoni një ndryshim rrënjësor që nga njëra anë ju emocionon, por nga ana tjetër ngjall shumë ankth. Gjëra interesante do të ndodhin në dashuri.
Shigjetari
Do të jetë e dobishme të përvishni mëngët dhe të përshpejtoni kohën, të angazhoheni për të kryer një projekt të rëndësishëm, qoftë në punë apo në dashuri. Mes të premtes dhe të shtunës do të ketë një moment ngërçi të vogël, por ky qiell premton rezultate pozitive, shanse të mira, ndaj nuk do t’ju duhet të pushtoheni nga dekurajimi. Përkundrazi, parashikoni gjërat, fokusoni takimet tuaja gjatë 48 orëve të ardhshme.
Bricjapi
Siç parashikon astrologu Paolo Fox, një Hënë e bukur do t’ju ndriçojë ditët e ardhshme. Ata që duan të rikuperojnë terrenin e humbur mund të mbështeten tek yje të shkëlqyer. Kush e di nëse një projekt që fillimisht dukej i padobishëm nuk rezulton të jetë më i rëndësishëm se sa pritej. Edhe në dashuri, qielli do të jetë në gjendje të të japë një dorë të madhe, vetëm nëse do të hapeni ndaj mundësive.
Ujori
Hëna disonante do të përforcojë konfuzionin që ju ka zënë prej disa ditësh. Në këtë periudhë ju po bëni shumë gjëra me guxim dhe vendosmëri dhe kjo ju bën nder, edhe nëse brenda jush mbizotërojnë momente pasigurie apo kaosi. Në orët e ardhshme, përpiquni të mbani larg telashet dhe konfliktet.
Peshqit
Me kalimin e orëve do të ketë përmirësim. Sigurisht, do t’ju duhet të rikuperoni pak më shumë qetësi dhe mbi të gjitha, ta mbyllni me të shkuarën dhe njerëzit që janë larguar nga jeta juaj. Që tani e tutje, do të jetë e rëndësishme të shikoni përpara dhe të mos bëni krahasime me atë që ndodhi. Fundjava që po vjen mjaft nervoze – kini kujdes!