DASHI
Është një javë e rikuperimit dhe së shpejti do të vijnë edhe konfirmimet. Dielli mbërrin në shenjën tuaj dhe dyfishon vitalitetin tuaj. Pranvera do të sjellë lajme të mëdha dhe do të përmirësojë situatat, këtë vit do të vijë në datën 20, prandaj duhet të ndiheni më mirë që sot. Fundjava tjetër do të sjellë këshilla lidhur me çështjet e zemrës.
DEMI
Marsi kishte filluar me probleme në punë dhe në dashuri që tani duken të shkuara. Pjesa e fundit e muajit do të sjellë disa provokime dhe momente acarimi të kapërcyeshëm që duhet të ballafaqohen me forcë. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të rënda sidomos për ata që po përjetojnë një histori të vështirë ose diçka që nuk e kuptoni, në marrëdhënien tuaj ose në vendin tuaj të punës. Shmangni veprimet e rëndësishme dhe konfliktet.
BINJAKËT
Është një e mërkurë që ju duket shumë e tensionuar, duke u kthyer nga një periudhë që nuk ka qenë shumë e menaxhueshme. Për shembull, ata që kanë përjetuar një krizë të vogël në janar ose që kanë pasur vështirësi në punë ose që po përpiqen të zgjidhin një problem. Ditët tuaja alternohen, nganjëherë janë të qeta, herë të tjera bini në kontradiktë, për shkak të ngjarjeve të ethshme dhe takimeve jo të qeta.
GAFORRJA
Fyerjet nuk i toleroni dhe nëse ju kërkojnë falje mbeteni ende të vëmendshëm, pak të shqetësuar dhe të trazuar, veçanërisht nëse riktheheni në diskutime të caktuara. Një fazë delikate në punë dhe studime, është urgjente të dilni nga rutina dhe të futni diçka të re, për të bërë një zgjedhje për biznesin tuaj. Lidhur me projektet e vitit të kaluar, ju keni ndërmend t’i bllokoni ose t’i modifikoni ato së bashku me njerëzit që janë pjesë e tyre.
LUANI
Në këtë fazë të jetës suaj jeni shumë të fokusuar në shëndetin dhe punën, keni lënë pas dore sferën e ndjenjave, ndërsa e neglizhoni partnerin tuaj. Tani mund të keni rimëkëmbje në dashuri, duke u bërë më aktivë, me një fund interesant të marsit. Marrëdhëniet mund të përmirësohen mes të mërkurës dhe të enjtes dhe ka mundësi të mira për një takim.
VIRGJËRESHA
Pranvera fillon në 20 mars këtë vit dhe kjo sjell forcë. Kujdes nga ana ekonomike, duke marrë parasysh shpenzimet e javëve të ardhshme që duhet të çojnë në përfundimin e projekteve deri në maj. Një fundjavë pozitive për udhëtimet dhe marrëdhëniet. Ju mund të keni dëshirën për të ndryshuar mjedisin nëse njihni njerëz të rinj që jetojnë në qytete të tjera, ju doni të jetoni marrëdhënie të reja, sepse ata përreth jush nuk ju japin më shumë stimul.
PESHORJA
Është e mundshme që po vuani vonesa, ata që kanë aplikuar për një kredi ose kanë për të blerë një mall. Me Saturnin në opozitë, ju ftoj t’i kushtoni vëmendje thashethemeve dhe njerëzve ziliqarë. Mund të ketë probleme me njerëzit me të cilët merreni. Ka konflikte që duhet të tejkalohen, e shtuna dhe e diela do të jenë me fat. Në këto orë ju mund të dëshironi të nxirrni pak stresin, në dashuri ju jeni shumë të hapur, por nuk ju pëlqejnë polemikat.
AKREPI
Ju nuk jetoni marrëdhënie të qarta dhe prandaj shpesh preferoni t’i prishni ato, siç ka ndodhur në muajt e fundit. Ata që janë në çift flasin shumë për rritjen e fëmijëve ose për mendime të tjera. Kush është vetëm do të ketë diçka më shumë nga java e ardhshme. Prej të shtunës keni rikuperim të ndjenjave. Ju keni nevojë për marrëdhënie të qëndrueshme.
SHIGJETARI
E mërkura është padyshim dita më pak e lehtë e javës, ka shumë gjëra për të bërë, edhe më shumë pyetje për të zgjidhur. Do të duhet një kohë e gjatë për të sjellë rregull në jetën tuaj. Dielli, megjithatë, është në tranzit të favorshëm dhe fundjava mund të sjellë një shpërblim të mirë energjie që kohët e fundit ju ka munguar në dashuri. Mos u jepni para provokimeve.
BRICJAPI
Kaos në pjesën e mesit të javës. Do të donit më shumë siguri dhe duke mos e patur, ju peshon kjo fazë tranzicioni. Në mes të së mërkurës dhe të premtes do të duhet të flisni më pak se sa është e nevojshme dhe të veproni vetëm nëse është e nevojshme. Nëse ka njerëz nga sulmet e të cilëve vuani, është e pashmangshme të përgjigjeni. Kujdes deri në fundjavë dhe mos u lodhni shumë.
UJORI
Nëse ju ofrojnë një punë në një qytet tjetër dhe jeni të rinj, pranoni. Ju mund të lëvizni ose të rrokni mundësitë, ndoshta në perspektivë. Është një moment pozitiv për ndjenjat. Ju preferoni miqësi dhe përçmoni shfaqje të irrituara të xhelozisë ose marrëdhënieve të sëmura. Ju jeni ende duke kërkuar për më shumë qartësi dhe konfirmim në vetvete, për këtë ju mund të bëni diçka më shumë me koston e vënies në dyshim të zgjedhjeve tuaja të mëparshme.
PESHQIT
Edhe nëse jeni shumë romantikë duhet të jeni shumë realistë, kjo nuk është e lehtë për ju, veçanërisht nëse keni për të kapërcyer një krizë dashurie, mos e mbyllni veten në botën e ëndrrave. Gjithmonë ka një kompromis mes imagjinatës dhe realitetit. Në dashuri ka pasur ngritje dhe ulje që nga fillimi i vitit, problemet kanë ndikuar edhe në çifte të forta. Prej fundjavës së ardhshme ju do të jeni në gjendje të përmirësoni grindjen.