Dashi
Mund të planifikoni projekte të cilat mund ti vini në jetë në ditët në vijim, kur Hëna të jetë në favorin tuaj. Në dashuri do të ketë keqkuptime, për shkak të komunikimit aspak të kënaqshëm me njeriun e zemrës. Mundohuni që të gjeni mënyrën e duhur.
Demi
Është mirë që gjatë kësaj dite të shmangni konfliktet, veçanërisht në dashuri, ku nuk kanë rëndësi vetëm fjalët e thëna, por edhe ato të pathënat. Këshillohet që të bëni shumë kujdes dhe të sqaroheni, pasi më vonë situata do të bëhet më e komplikuar. Po ashtu këshillohet që të pushoni më shumë dhe të hani më mirë.
Binjakët
Kjo e premte është mjaft e favorshme për të sqaruar çdo pakënaqësi të mundshme në sferën sentimentale. Sa i takon pjesës tjetër të jetës, do të ndiheni disi të pakënaqur, ku me gjasë do të keni ndjesinë se dikush ju është vënë kundër dhe ka tradhtuar besimin tuaj.
Gaforrja
Do të përballeni me disa probleme në sferën profesionale. Mundohuni që të bëni durim, pasi në ditët në vijim, situata do të përmirësohet. Nuk duhet të përzieni ngarkesën profesionale me jetën personale! Duhet ti kushtoni më shumë kohë dashurisë, pasi ka ardhur momenti për të rikuperuar.
Luani
Kjo premte do të jetë e mbushur me stres dhe tension, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë. Fundjava do të jetë dukshëm më e mirë. Mundohuni që të rrini në shoqërinë e njerëzve që iu duan të mirën. Ky është momenti i duhur për të menduar për dashurinë.
Virgjëresha
Astrologu këshillon që të sqaroni çdo dyshim që ju mundon gjatë kësaj dite, pasi në vijim do e keni më të vështirë. Mundohuni që të relaksoheni më shumë, pasi do të keni nevojë për rikuperim.
Peshorja
Mund të përballeni me ndonjë kontrast në sferën personale. Bëni mirë që të programoni një udhëtim të shkurtër, diçka që t’iu mundësojë shkëputjen totale nga gjithçka. Keni nevojë që të shkëputeni nga problemet e përditshme dhe ato të punës.
Akrepi
Parashikohet një ditë nën ritmin e duhur, me ndonjë problem në sferën sentimentale. Ndoshta jeni duke kaluar një periudhë krize gjatë së cilës duhet të kuptoni se çfarë dëshironi. Bëni kujdes me financat, pasi gjatë këtyre ditëve do të përballeni me shpenzime shtesë.
Shigjetari
Ju pret një ditë pozitive dhe gjithë energji. Mundohuni që të përfitoni pasi fundjava do të jetë disi e rëndë për tu përballuar. Bëni mirë të shihni përreth edhe në sferën profesionale, pasi mund të përballeni me ndryshime të ndjeshme.
Bricjapi
Mundohuni që të përfitoni gjatë kësaj dite pasi yjet favorizojnë takimet dhe kontaktet. Përballoni çdo situatë me humor të mirë, ndonëse mund të përballeni sërish me probleme në dashuri.
Ujori
Kjo është një periudhë gjatë së cilës jeta juaj po ndryshon ndjeshëm, pavarësisht nëse doni ose jo! Jeni në një fazë të ndjeshme transformimi! Kjo situatë ju streson dhe ju lodh, edhe pse ndoshta nuk do të ndodhin ndryshimet që dëshironi në sferën profesionale. Mundohuni që të tregoheni të durueshëm.
Peshqit
Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive, gjatë së cilës mund të bëni rikuperime të ndjeshme, nëse keni jetuar një krizë në dashuri. Përfitoni nga fundjava për të sqaruar çdo dyshim. Jeni në gjendje që të bëni strategji në mënyrë që të përballeni me të tjerët.