DASHI
Të premten, 24 mars 2023, mund të organizoni një takim të këndshëm. Beqarët janë veçanërisht të favorizuar. Ka nga ata që kanë vendosur të përfshihen, duke realizuar njohje të reja. Sa i përket punës, gjatë javëve të ardhshme mund të përfitoni nga disa ide të mira. Dita në vazhdim do të jetë një ditë aktive dhe e frytshme.
DEMI
Bëni kujdes të mos e teproni me fjalë gjatë këtyre orëve, sepse ato që thoni mund të shkaktojnë disa probleme. Për sa i përket punës, nuk jeni të kënaqur me atë që po bëni, por për momentin nuk ka mundësi të tjera, ndaj duhet të keni guxim.
BINJAKËT
Hëna është e favorshme. Nëse partneri juaj nuk ju dëgjon, do të duhet të flisni për këtë problem herët a vonë. Për sa i përket punës, nuk ju pëlqen të pranoni role që nuk i dëshironi. Inteligjenca juaj dhe intuita juaj natyrale së bashku me një prirje të favorshme të Diellit dhe Jupiterit do t’ju bëjnë të jetoni një ditë të frytshme, por edhe plot përvoja dhe ngjarje interesante.
GAFORRJA
Ata që synojnë të rinisin një histori duhet të kenë parasysh faktin se e kaluara ka ende peshën e saj. Për sa i përket punës, nëse ka kontrata që skadojnë, ndoshta do të kërkoni më shumë. Jeni të lodhur nga problemet tuaja, prandaj duhet të përpiqeni të relaksoheni. Bëjeni për të mirën tuaj. Qëndroni me njerëzit e dashur dhe mos mendoni për punën.
LUANI
Hëna është në shenjën tuja. Mund të ndiheni të afërt me një person që ju intereson. Për sa i përket punës, këto ditë do të keni një kënaqësi të vogël. Jeni pak të zhgënjyer nga dikush që e vlerësoni shumë, i cili do të përpiqet t’ju tradhtojë ose t’ju bëjë plane të tjera pas shpine.
VIRGJËRESHA
Ka ende pak trazira në dashuri, edhe nëse dukeni shumë më të fortë se në fillim të muajit. Për sa i përket punës, keni një ide të mirë për të ardhmen. Por mund ta zhvilloni atë gjatë javëve të ardhshme. Shëndeti juaj mund t’ju sjellë disa probleme të vogla, ndoshta do të jeni pak të lodhur.
PESHORJA
Dita e ardhshme do të jetë një ditë më e mirë se ato të fundit, edhe nëse Venusi është ende kundër jush. Për sa i përket punës, do të ishte mirë t’i merrni gjërat ngadalë. Shtyni vendimet për të hënën e ardhshme. Nuk e keni parashikuar ndonjë problem të vogël financiar, ndaj mundohuni të moderoni shpenzimet dhe të jeni më të kujdesshëm.
AKREPI
Dashuria përjeton ulje-ngritje dhe prandaj duhet ta përballoni atë. Për sa i përket punës, shpenzimet duhet të kryhen me kujdes, edhe sepse Hëna është kundër. Është një nga ato ditët kur do të jepje gjithçka që keni, për të qenë në një vend tjetër ose për të bërë gjëra të ndryshme.
SHIGJETARI
Ka ardhur koha të shikoni përreth. Nëse keni një partner atëherë përfshihuni në eksperienca të reja, përndryshe kjo mund të jetë fundjava për të bërë takime të reja. Por duhet ta dëshironi atë. Me siguri nuk do të takoni askënd të ri nëse qëndroni brenda…
BRICJAPI
Shumë prej jush kohët e fundit ka lënë të papërfunduara çështje të ndryshme pune, madje edhe ato më të rëndësishmet… Megjithatë, kjo nuk është koha për t’u përqendruar, por përkushtojuni më tepër vetes dhe nëse mundeni familjes, njerëzve të dashur në përgjithësi. Nuk duhet të lini pas dore jetën tuaj private.
UJORI
Ndjeni njëfarë pakënaqësie me jetën tuaj të dashurisë, për disa prej jush situata po bëhet paksa e sheshtë. Sot mund të jetë dita e duhur për të krijuar eksperienca të reja.
PESHQIT
Nuk do të jetë shumë e thjeshtë në fushën sentimentale dhe të punës. Do t’ju duhet të luftoni midis dëshirës për risi dhe asaj për stabilitet. Një reflektim i vogël mund t’ju ndihmojë të hidhni pak dritë dhe të merrni një vendim përfundimtar.