Dashi
Mund të përballeni me probleme, të cilat do ua vështirësojnë ditën. Mos ngurroni të kërkoni këshillën e një miku, bashkëpunëtori apo edhe të partnerit/es.
Demi
Mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin tuaj, i cili do të jetë i tepruar. Mund ta gjeni veten të dalë nga natyra juaj, ndaj bëni kujdes.
Binjakët
Nëse e keni lënë pas dore njeriun e zemrës kohëve të fundit, kjo është dita për të rikuperuar. Sfera sentimentale do të jetë mjaft e favorizuar.
Gaforrja
E shtuna do të jetë mjaft e zënë sa i takon sferës profesionale. Por nga ana tjetër kjo ditë mund të sjellë disa kënaqësi më shumë, edhe sa i takon anës ekonomike.
Luani
Bëni kujdes me kursimet tuaja, pasi mund të ketë shpenzime të papritura. Kjo situatë duhet trajtuar me kujdes, në mënyrë që të mos hasni në ngërçe të cilat nuk do dini si ti menaxhoni.
Virgjëresha
Mund të ndiheni të lodhur, por duhet të nxirrni në pah forcën tuaj në mënyrë që të përfundoni të gjitha aktivitetet e nisura. Pas kësaj do e keni të merituar pushimin.
Peshorja
Ju pret një ditë përgjithësisht e qetë, si nga pikëpamja profesionale, edhe ajo sentimentale. Gjërat do të jenë në ekuilibër, ndaj mundohuni që të ruani stabilitetin.
Akrepi
E shtuna do të jetë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave. Parashikohen takime interesante për ata që janë vetëm dhe momente romanticiteti për ata që janë çift.
Shigjetari
Dita do të jetë mjaft pozitive sa i takon punës, ku do të arrini që të merrni rezultate të rëndësishme. Bëni kujdes sa i takon sferave të tjera.
Bricjapi
Mundohuni që të shmangni debatet e kota dhe tepër të ndezura, sidomos me partnerin/en. Vetëkontrolli është arma më e mirë.
Ujori
Mund të ndiheni nostalgjik, por mundohuni që të lini sa më parë të shkuarën. Vetëm në këtë formë do arrini që të shikoni përpara.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do të ndihni disi të rënë moralisht, por mos u shqetësoni, pasi puna do ju dhurojë kënaqësi të mëdha. Në këtë formë do arrini që të balanconi ditën.