Dashi
Tani jeni gati të flisni për dashurinë, ndoshta me dikë që keni takuar këtë verë. Situatë e ndërlikuar në sferën e punës, edhe nëse të ardhurat nuk rriten, shpenzimet vazhdojnë të marrin për kot.
Demi
Duke mos pasur më hënën në kah të kundërt, mund të mbështeteni në një ditë më të qetë në dashuri këtë të shtunë 3 shtator. Ruani qetësinë në punë, dikush mund t’ju provokojë.
Binjakët
Mos bëni diskutime të kota në çift. Mbani parasysh se asgjë nuk ia vlen aq shumë sa të jeni gjithë kohës të tendosur. Lajme të mëdha në frontin e punës. Janë në rrugë e sipër.
Gaforrja
Pas disa ditësh do ta keni sërish Venusin në shenjën tuaj. Pasi jeni përballur me kaq shumë ndryshime në punë, tani po kërkoni stabilitet.
Luani
Dashuria do të shkëlqejë sërish, çdo keqkuptim do të zhduket. Nga ana tjetër, disa çështje biznesi duhet të rishikohen.
Virgjëresha
Jeni paksa në formë, por shmangni grindjet që të vazhdoni kështu. Mos krijoni tension në vendin e punës, duhet të shkëputeni nga kjo ide.
Peshorja
Pritet një ditë e bukur për dashurinë pasi tashmë e keni Hënën në shenjën tuaj. Planifikimi është i rëndësishëm në punë ndaj kijeni parasysh këtë gjë.
Akrepi
Kini durim edhe pak, pas 2 ditësh Venusi nuk do të jetë më kundër. Kështu do të mund të mendoni për dashurinë me më shumë qetësi. Në sferën e punës po reflektoni për të ardhmen tuaj aty.
Shigjetari
Në dashuri është padyshim një ditë pozitive kjo e shtunë 3 shtatorit. Në vendin e punës ka lajme të rëndësishme.
Bricjapi
Këto janë ditë të rëndësishme dhe mos u çuditni nëse Afërdita jua kthen dashurinë në jetën tuaj. Pasiguritë në punë janë të dukshme dhe vijnë për shkak të Jupiterit që është përkundër shenjës tuaj.
Ujori
Ndjenjat ringjallen dhe kjo e shtunë është një ditë mjaft pozitive në dashuri. Mundohuni t’i jepni më shumë shtysë gjërave edhe në vendin e punës.
Peshqit
Ata që kanë plane dashurie afatgjata mund të përballen këtë të shtunë me disa pengesa. Në punë, edhe aty kjo periudhë është e vështirë.