Horoskopi Horoskopi, e shtunë 30 janar 2021

Horoskopi, e shtunë 30 janar 2021

Dashi

Do jeni shumë seriozë dhe të përgjegjshëm gjatë kësaj dite prandaj nuk do ju dalin as probleme. Nëse jeni në një lidhje do ju duhet të jeni disi më spontanë dhe të planifikoni gjithçka para se të merrni vendime. Kjo gjë do shmangë edhe të papriturat nesër. Perfeksionin mos e kërkoni sepse ajo është diçka që nuk arrihet. Ju beqarëve do iu jepen plot mundësi për njohje, por ju nuk do keni durim dhe do doni që gjithçka të ndodhë për pak sekonda. Në punë situata do jetë shumë e qetë. Do keni ide fantastike si t’i çoni gjërat edhe më përpara. Shpenzimet do i kryeni me shumë kujdes dhe nuk do keni tronditje.

Demi

Vërtet do ëndërroni shumë sot, por ama nuk do i shkëpusni asnjë moment këmbët nga realiteti prandaj nuk do ju ndodhin probleme. Edhe ju, falë mbështetjes se Venusit do jeni plot sharm. Si ju që keni tashme një lidhje ashtu edhe ju beqarë do jeni të vendosur të krijoni një ambient sa më të favorshëm për dashurinë. Ju që jeni vetëm do keni shumë takime. Në punë do jeni pragmatikë dhe rigorozë. Ambicia nuk do ju mungojë dhe do arrini shumë lart. Ne planin financiar, Saturni do shtojë shpresën për një përmirësim të dukshëm të financave. Edhe ata që iu kanë marrë borxh do ua shlyejnë.

Binjakët

Hëna dhe Mërkuri do ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje për disa probleme familjarë që kanë kohë që ju mundojnë. Kjo gjë do ju bëjë të ndiheni më të qetë. Nëse jeni në një lidhje si ju ashtu edhe partneri do bëni të pamundurën për ta zbukuruar edhe më shumë ditën. Do keni të njëjtat dëshira dhe ide. Nëse jeni beqarë ka mundësi të keni prioritete të tjera dhe të mos e kërkoni me ngulm dashurinë. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe askush nuk do ju ndalë dot të arrini objektivat që i keni vënë vetes. Financat do përmirësohen edhe më shumë pas zgjidhjes së problemeve familjarë.

Gaforrja

Marsi dhe Plutoni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ju shtojnë dëshirat për të bërë disa ndryshime në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje do bëni gjithçka që secila palë të ndihet sa më mirë dhe që dashuria mos shterojë për asnjë çast. Ambienti do jetë edhe më i ngrohtë gjatë mbrëmjes. Ju beqarët do jeni shumë kureshtarë dhe me shumë rëndësi do ketë numri i takimeve sesa cilësia e tyre. Në punë do e ndryshoni rutinën dhe do dini të ecni sipas prioriteteve. Shpenzimet duhet t’i bëni të justifikuara sepse po e lëshuat dorën edhe për gjëra pa vlerë do keni probleme serioze.

Luani

Saturni do e stabilizojë jetën tuaj sot dhe do ndiheni më në formë. Në çdo moment do merrni frymë lirisht. Nëse jeni në një lidhje, përkëdheljet dhe fjalët e ngrohta nuk do jenë të mjaftueshme për ta mbajtur partnerin pas vetes. Bëni akoma më shumë përpjekje për ta surprizuar atë e për t’ia mbushur zemrën. Për ju beqarët ndikimi i yjeve nuk do jetë shumë pozitiv kështu që nuk do ju ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Nëse në punë ju bëhet një propozim për ndryshim pozicioni duhet të mendoheni gjatë para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Në planin financiar sido që të jetë situata mirë është që të shpenzoni me kujdes.

Virgjëresha

Sot përballeni me situata shumë të këndshme. Dyert do ju hapen në çdo sektor dhe do ndiheni shumë më mirë se më parë. Nëse keni një lidhje do ju duhet të bëni vetëm disa modifikime të vogla që gjithçka të shkojë për mrekulli. Debatet do marrin fund njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët mirë është të mos nxitoheni për asgjë sepse yjet kanë menduar kur do ndodhin gjërat e bukura. Në punë gjithçka do ndodhë si me magji dhe do ndiheni më të plotësuar se më parë. Paratë do jenë goxha të kënaqshme kështu që nuk do keni ankesa aspak.

Peshorja

Sot ka rrezik të keni disa vështirësi dhe probleme sidomos në marrëdhënien me të tjerët e me seksin e kundërt. Nëse keni një lidhje ka rrezik t’iu mungojë durimi dhe mund të thoni gjëra të pamenduara mirë. Ka rrezik që pasdite të fillojnë problemet. Ju beqarët do e lini veten të lirë dhe papritur do shihni se dikush do ju afrohet goxha. Jepini atij mundësinë për t’u njohur. Në punë do keni disa vështirësi të vogla, por fale ideve origjinale dhe fale këmbënguljes do kaloni gjithçka. Për financat do keni një dhunti që do ua adhurojnë të gjithë. Do dini kur t’i vini fre vetes.

Akrepi

Disa pengesa në rrugën e realizimit të projekteve do ju dalin gjatë kësaj dite. Vërtet do ndiheni të pasigurtë, por mirë është të ruani sa më shumë besimin. Nëse jeni në një lidhje do i qëndroni besnikë atij që keni në krah dhe për asnjë arsye nuk do e braktisni. Ju beqarët ka mundësi të përqendroheni aq shume tek puna saqë as nuk do ju shkojë nëpër mendje dashuria. Në punë përgatituni për vështirësi. Asgjë nuk ka për të qenë e lehtë sot, megjithatë asnjëherë nuk duhet ta lëshoni veten. Financat mund të përkeqësohen vetëm po kryet shpenzime të pamatura.

Shigjetari

Venusi dhe Neptuni do sjellin turbullira në jetën tuaj sot. Nuk do i shihni gjërat me qartësi dhe ne disa momente atmosfera do ju duket mbytëse. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të mos e acaroni partnerin për gjithçka sepse po u inatos ai mund të dalë nga vetja. As temat delikate mos i prekni. Ju beqarët do e keni të vështirë të pranoni propozimet që do ju bëhen dhe do ja mbathni. Nëse në pune keni për të nënshkruar kontrata apo keni për të përmbyllur projekte, tregohuni shumë të kujdesshëm. Ka mundësi që t’iu dalin edhe të papritura. Shpenzimet kryeni gjithë kohës me kujdes dhe nuk do gjendeni në vështirësi.

Bricjapi

Marsi dhe Urani do ju rikthejnë në të shkuarën sot dhe mund të bëheni paksa nostalgjikë. Nëse jeni në një lidhje nuk do përjetoni dot emocionet që keni ëndërruar. Si ju ashtu edhe partneri do jeni plot angazhime dhe nuk do keni shumë kohë për njëri-tjetrin. Ju beqarët nuk do e keni prioritet gjetjen e dashurisë kështu që do i merrni gjërat me qetësi. Në punë nervozizmi do ju prishë punë. Ndonjëherë do e keni të vështirë të përqendroheni dhe nuk do i arrini në kohë objektivat. Me shpenzimet tregohuni vigjilentë. Po e kaluar edhe pasditen pa probleme situata do jetë me nën kontroll.

Ujori

Hëna do nxisë takimet gjatë kësaj dite, por ka rrezik t’iu shpërqendrojë nga disa objektiva të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të gjeni kohë për ta kaluar me partnerin e pse jo të organizoni darka romantike. Po e latë shumë pas dore atë, shumë shpejt do fillojnë problemet. Për beqarët mundësitë për takime do jenë të vazhdueshme kështu që duhen shfrytëzuar në maksimum. Në punë entuziazmi do ju pushtojë dhe do e bëni me qejf cdo gjë që do ju kërkohet nga eprorët. Do ndiheni edhe më krenarë për veten. financat do jenë paksa të turbullta prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

Peshqit

Hëna do ju japë më shumë besim në vetvete sot. Nga ana tjetër do keni ide shumë të mira dhe do merrni gjithmonë vendimet e duhura. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që sot të diskutoni me partnerin për pushimet ose për të ardhmen së bashku. Thuajeni hapur çdo që do mendoni. Ju beqarët do jeni më të privilegjuar, por duhet t’ia lini çdo gjë momentit. Zgjeroni vetëm rrethin miqësor. Në punë do jeni më autoritarë, më korrektë dhe më këmbëngulës. Do keni arritje vërtet të mëdha. Me shpenzimet do jeni paska dorëlëshuar dhe mund të keni disa tronditje të vogla.