Dashi
Priten lajme të mira në sajë të pozicionimit të Hënës në shenjën tuaj. Mund të jetë koha e duhur në dashuri për të dalë në ballë. Çështjet ekonomike do ju mbajnë pak në ankth.
Demi
Situatat e tensionuara në shtëpi nuk do t’ju ndihmojnë të ndiheni të prirur të mendoni për dashurinë. Edhe në punë ka probleme për shkak të shqetësimit që ju ka përfshirë.
Binjakët
Është koha për të sqaruar aspektet e jetës tuaj të dashurisë që i keni lënë të papërfunduara. Në punë, megjithatë, është koha për të bërë kërkesa nëse keni.
Gaforrja
Mund të përfitoni vërtet nga momenti pozitiv për të rikuperuar një marrëdhënie dashurie në krizë, por duhet t’i jepni vetes një shtysë. Nëse doni të filloni një punë të re, tashmë keni hedhur themelet për ta arritur atë… kështu vazhdoni.
Luani
Është koha për të hequr qafe tensionet në dashuri, përpiquni të risillni pak qetësi në jetën tuaj sentimentale. Nuk është momenti i duhur për të marrë vendime që lidhen me punën.
Virgjëresha
Ka qenë një periudhë mjaft e turbullt për ju në dashuri, por gjithçka duket se po rikthehet në normalitet. Mos u ndalni në ritmet tuaja të punës dhe trajtoni problemet e pazgjidhura.
Peshorja
Jeni të vendosur dhe periudha është e favorshme për ju, sepse mund të përballeni me pozitivitet në çdo situatë sentimentale. Duhet të bini pak në sy në nivel profesional.
Akrepi
Nuk është koha për t’u dhënë pas historive klandestine, kini kujdes. Në nivel pune, megjithatë, momenti është i favorshëm, projekti që prisnit mund të materializohet.
Shigjetari
Jeni fare pak i fokusuar te dashuria, keni prioritete të tjera familjare që ju shpërqendrojnë. Në fushën profesionale nuk jeni ende në maksimumin tuaj, por gjërat janë duke u përmirësuar.
Bricjapi
Është koha të ndaleni dhe të reflektoni mbi historinë tuaj të dashurisë. Jini të kujdesshëm edhe në vendin e punës, nuk është koha për të bërë plane.
Ujori
Mos e lini veten të zhytet në diskutime të panevojshme me partnerin tuaj. Prisni pak më shumë përpara se të fokusoheni te ndryshimet në vendin e punës.
Peshqit
Mos provoni të futeni në histori dashurie që e dini se nuk janë më të mirat për ju. Pak nga pak priten risi në fushën profesionale.