Aktualitet Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, dy të plagosur

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.

Drejtuesi i makinës tip “Dacia” është përplasur me automjetin tip “Seat” me drejtuesin shtetasin me iniciale H. S.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Dacia”, shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Seat”, 19-vjeçari me inciale Xh. G.

Të lënduarit u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.