Pasditen e sotme, astrologia e njohur Meri Shehu ishte e ftuar në emisionin “Rudina” për të dhënë parashikimin e muajit mars për të gjitha shenjat.
Ju njohim në vijim me renditjen e shenjave, nga ajo me më pak fat tek ajo me më shumë fat.
Bricjapi. Me çështjet familjare mund të keni një lloj shpenzimi të madh energjie. Kujdes me karrierën rreth datës 21 mars.
Demi. Do ndjejnë të papritura. Deri në datë 26 mund të marrin një lajm të mirë karriere. Kujdes me shëndetin pas datës 21.
Shigjetari. Fillojnë të papritura në lidhje me punën. Do ndjejnë që nuk kanë punë, veprimtari. Do ndihen të rriskuar. Në qoftë se duan të ndërrojnë shtëpinë nuk është muaji i përshtatshëm.
Virgjëresha. Do keni shumë projekte, ide. Mos bini pre e një mendimi të dikujt tjetër.
Binjakët në karrierë dhe punë duhet të kenë shumë vëmendje. Papritur pas datës 5, gjithçka kthehet në paqartësi.
Gaforrja. Mos të nxitohen.
Luani. Duhet t’i japin rëndësi partnerit ose partneres. Duhet t’i shprehni dashurinë. Karriera do ketë ndryshime. Duhet të rregulloni marrëdhëniet me njerëzit e dashur.
Ujori. Hëna e re do t’i rigjenerojë. Do jetë një muaj që do u japë dashuri, harmoni, para.
Peshorja. Me korrektësi të shikojnë bashkëpunimet, lidhjet me jashtë. Pas datës 20 bien në një lloj pesimizmi.
Akrepi. Është muaji më erotik. Do sqarojnë shumë situata.
Dashi. Do jetë muaji i tyre. Çlirim psikologjik. Do jetë një muaj që sjell bashkëpunime dhe njohje të reja. Kujdes me çështjet ligjore.
Peshqit do bëhen pjesë e një përralle. Do kenë lajme, komunikime, do rregullojnë marrëdhënie.