Extra Bes Kallaku rrëfen publikisht dy fobitë më të mëdha të Xhensilës

Bes Kallaku rrëfen publikisht dy fobitë më të mëdha të Xhensilës

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, prej ku shkaktoi mjaft të qeshura me përgjigjet që u dha fëmijëve.

I pyetur për fobitë që ka bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj, Besi tha: “Ajo ka dy fobi. Gjilpërat dhe qentë. Ndërsa kur ishte momenti që të bënte gjilpëra për të mirën e Ajkës, nuk kishte frikë!”

Ndërkohë, një tjetër fëmijë e pyeti përse ka vendosur që ta quajë vajzën Ajka.

“Unë jam rritur në fshat nga gjyshja dhe jam i natyrshëm vetëm për faktin se kam lindur në fshat. Dhe vajzën e kam quajtur Ajka sepse sa herë që Ija ziente qumështin, unë shkoja haja ajkën fshehurazi”, tha duke qeshur Besi.

Më pas, si për t’i vënë pikën mbi “i” përgjigjes ai theksoi: “Xhensila është ajka ime e jetës.”