Dashi
Do të jeni dyshues, sidomos ndaj njerëzve që i keni për zemër. Kjo mund t’ju nervozojë dhe puna mund të arrijë deri në zënkë. Një situatë e tillë, për fat të keq, nuk do të zhbllokohet lehtësisht. Për beqarët parashikohen takime interesante. Pas një periudhe stresuese, duket se më në fund i keni vënë gjërat në vijë në aspektin profesional. Tregohuni modestë dhe përpiquni që të gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët.
Demi
Do të përjetoni këtë javë emocione të forta, mundet edhe që të ketë ndryshime në jetën tuaj sentimentale. Kjo nuk do të thotë që të ndaheni nga partneri, por të ndryshoni zakonet tuaja dhe të jeni të hapur ndaj horizonteve të reja. Nëse doni të shpëtoni lidhjen tuaj, mundohuni të bëni kompromis me njeriun e zemrës. Për beqarët pritet që të ndodhin ndryshime. Në aspektin profesional do të jetë një periudhë e ngarkuar, por si gjithmonë do të arrini t’ia dilni mbanë.
Binjakët
Në fillim do të dukeni disi të largët në sytë e partnerit, por më pas do t’i shfaqni ndjenjat plot pasion. Do të ketë episode xhelozie, por kjo nuk do t’jua prishë humorin. Beqarët do të përjetojnë një javë emocionuese dhe do të jenë më joshës se kurrë. Në aspektin profesional këshillohet që të bëni kujdes. Mos ndërmerrni investime të rrezikshme, pasi edhe shpenzimi do të jetë i madh. Bëni bashkëpunime vetëm me ata persona që i njihni.
Gaforrja
Do të keni një marrëdhënie shumë të mirë me partnerin. Bëni kujdes, pasi ndokush mund të shfaqë hapur simpatinë për personin tuaj të zemrës. Por, mjafton që të sqaroheni, në mënyrë që të vendosni sërish ekuilibrin. Edhe për beqarët parashikohen takime të bukura. Gjithçka do të shkojë mirë në aspektin profesional. Falë aftësive tuaja të komunikimit do të jeni të qartë dhe të drejtpërdrejtë, duke arritur kështu rezultate të shkëlqyera.
Luani
Mundohuni që t’i shmangni zënkat me partnerin gjatë këtyre ditëve apo shfaqjet e xhelozisë. Në vend që të ziheni, bëni gjëra më interesante, si për shembull të kaloni momente të bukura së bashku. Bëni kujdes, nëse keni ndër mend t’i riktheheni një lidhjeje të dikurshme. Në aspektin profesional planetët do t’ju favorizojnë, por duhet të jeni të përgatitur për çdo të papritur. Tregohuni të vendosur, kur vjen puna për të mbrojtur idetë tuaja.
Virgjëresha
Do të arrini të merreni vesh mirë me partnerin. Nëse keni diçka për të sqaruar, mos e shtyni për më vonë. Ata që janë beqarë nuk janë në kërkim të shpirtit binjak, por janë më të prirur për t’u dhënë pas aventurave. Duket se gjithçka do të ecë mbarë në aspektin profesional. E enjtja do të jetë dita e përshtatshme për të nënshkruar kontrata të reja, për të kërkuar punë apo për të gjetur zgjidhjen e problemeve të hershme.
Peshorja
Vëreni në punë imagjinatën, në mënyrë që të gjallëroni raportin tuaj sentimental. Me raste, aftësia për të mos i marrë gjërat shumë seriozisht, mund të jetë çelësi juaj i suksesit. Përpiquni që të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin. Do të hasni pengesa në aspektin profesional, por është e këshillueshme që të ruani gjakftohtësinë dhe të bëni të pamundurën për të shmangur gabimet.
Akrepi
Gjithçka do të shkojë mirë në aspektin sentimental. Nëse nuk jeni të përfshirë në një lidhje romantike, tregohuni të hapur ndaj njohjeve të reja. Do të mund ta vlerësoni më mirë partnerin, nëse do të kaloni më shumë kohë me të. Edhe pse i keni dyfishuar përpjekjet tuaja, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç do të donit në aspektin profesional. Mos humbni më kohë, por kushtojuni projekteve të reja.
Shigjetari
Do të keni rastin të zbuloni cilët janë miqtë tuaj të vërtetë. Do të keni përplasje me dikë dhe do të hasni situata të pakëndshme, por gjithsesi do t’i keni idetë mjaft të qarta. Ata që janë në çift do të përjetojnë probleme, kurse për beqarët parashikohen takime të reja. Disa gjëra do të jenë të paqarta në aspektin profesional. Kolegët do të pretendojnë disa përgjigje prej jush. Kujdes me përgjigjet që do të jepni, pasi mund t’i prishni punë vetes.
Bricjapi
Mos kini pretendime të tepërta, por tregohuni të vendosur në kërkesat tuaja në aspektin sentimental. Ata që janë në çift do të bëjnë plane për të ardhmen, por ende asgjë nuk është konkrete. Për momentin edhe për beqarët nuk parashikohen ndryshime. Në aspektin profesional pritet që të jeni mjaft të ngarkuar. Do të përfshiheni në projekte të reja, në mënyrë që të siguroni më shumë të ardhura, por ruhuni prej ziliqarëve.
Ujori
Pavarësisht problemeve që mund të keni, tregohuni të afërt me partnerin, pasi personi që keni në krah do ta ndiejë më shumë mungesën tuaj. Ata që janë të përfshirë në një marrëdhënie do t’i lënë hapësirën e duhur njëri-tjetrit, ndërsa ata që janë beqarë do ta kenë të vështirë të pranojnë këshillat e të panjohurve. Puna parashikohet që të jetë e lodhshme, por në fundjavë do të jeni më të kthjellët për të bërë zgjedhjet e duhura.
Peshqit
Situata në dashuri parashikohet që të jetë e qetë. Do t’i dhuroni ëmbëlsi partnerit edhe të njëjtën gjë do të pretendoni dhe prej tij. Bëni një kompromis, në mënyrë që të kaloni më shumë kohë së bashku. Pas tensioneve që keni përjetuar së fundmi, e meritoni. Do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme në aspektin profesional. Mendohuni mirë për zgjedhjet që do të bëni dhe mos lejoni që krenaria t’ju bëhet pengesë në marrëdhënien me kolegët.