Horoskopi Horoskopi javor, Paolo Fox zbulon ç’do t’u ndodhë të gjitha shenjave në...

Horoskopi javor, Paolo Fox zbulon ç’do t’u ndodhë të gjitha shenjave në ditët e fundit të janarit

Dashi

Sqaroni çdo çështje të mbetur pezull me partnerin, sepse Venusin do ta keni në shenjë deri ditën e diel. Duke filluar nga java tjetër, pritet që të ketë tensione dhe keqkuptime mes jush. Në punë do të ndiheni paksa nervozë, do ta keni të vështirë të gjeni mbështetjen e eprorëve dhe të kolegëve. Mos hiqni dorë, sepse ju me siguri nuk jeni nga ata njerëz që nuk e ngrini zërin.

Demi

Hëna do të jetë e vendosur në pozicion të pafavorshëm dhe ju do të ndiheni nervozë. Po ta analizoni gjendjen tuaj, do të kuptoni se në fund të fundit gjërat nuk shkojnë edhe aq keq. Mërkuri i kthyer nga shenja juaj do të ndikojë që të merrni kënaqësi në aspektin profesional. Ndërsa Venusi, duke filluar që nga dita e diel, do t’ju dhurojë emocione të bukura. Për beqarët parashikohen takime të rëndësishme.

Binjakët

Situata parashikohet të jetë shumë e mirë. Duke filluar që nga dita e diel, Venusi do të kthehet nga shenja juaj. Kjo do të thotë se tashmë e keni hedhur të keqen pas krahëve. Keni vuajtur shumë për sa i përket jetës suaj sentimentale, por tani mund të merrni frymë të lehtësuar. Bëni kujdes ditën e martë, të mërkurë dhe të enjte, sepse mund t’ju dalë ndonjë problem për shkak se Hënën nuk do ta keni aleate.

Gaforrja

Jeni të sigurt se i keni sqaruar të gjitha me partnerin? Nëse nuk e keni bërë dhe keni ende çështje të mbetura pezull mes jush, do të bënit mirë të flisnit me të tani. Duke filluar nga dita e diel, Venusi do të kalojë në pozicion të pafavorshëm dhe do t’jua bëjë dialogun në çift edhe më të vështirë. Bëni kujdes në punë ditën e premte, sepse diçka mund të mos shkojë sipas parashikimeve tuaja.

Luani

Për shkak të pozicionimit të Hënës, që me siguri nuk ju ndihmon dhe nuk ju nxit të veproni, do ta nisni javën me humor të keq. E marta dhe e mërkura do të jenë me siguri ditë me fat, prandaj është e këshillueshme që çështjet e rëndësishme t’i lini për ato ditë. Dashuria do t’ju buzëqeshë deri ditën e diel, sepse më pas mund të lindin tensione mes jush dhe partnerit.

Virgjëresha

Bëni durim edhe një javë tjetër dhe më pas Venusi do të kthehet nga shenja juaj. Për fat të keq, deri ditën e diel do t’ju duhet të duroni zënkat dhe debatet me partnerin, shpeshherë të shkaktuara pa arsye. Jeni të sigurt se ia vlen të debatoni? Parë nga ky këndvështrim, ditët më të këqija të javës do të jenë e marta dhe e mërkura. Të enjten dhe të premten do të merrni lajme të mira në aspektin profesional.

Peshorja

Situata nuk parashikohet fort e mirë në sferën e dashurisë. Duke filluar që nga dita e diel, Venusi do të vendoset në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Gjatë periudhës në vazhdim do të keni zënka dhe keqkuptime me partnerin. Bëni çmos t’i sqaroni këtë javë të gjitha çështjet e mbetura pezull, sidomos gjatë ditëve me fat, të martën, të mërkurën dhe të enjten. Edhe për sa i përket aspektit profesional, gjendja pritet të jetë e tensionuar.

Akrepi

Java do të fillojë e mbarë me Hënën në shenjën tuaj, e cila do t’ju dhurojë fat. Dita e premte parashikohet të jetë shumë pozitive, për sa i përket aspektit profesional. Do të keni risi dhe do t’ju njihen meritat në punë. Mërkuri, i vendosur në pozicion të favorshëm, do t’ju ndihmojë të forconi lidhjet e rëndësishme. Ndërsa Venusi, duke filluar nga dita e diel, do t’ju dhurojë shumë pasion.

Shigjetari

Përpiquni t’i shfrytëzoni në maksimum këto ditë të fundit që do ta keni Venusin në shenjë. Edhe pse nuk do t’ju mungojnë rastet për sukses në aspektin sentimental, duhet të bëni kujdes që të mos mbylleni në vetvete dhe të mos ju kapë paniku. Nëse do ta lini veten të lirë në krahët e dashurisë, yjet premtojnë se do t’ju dhurojnë emocione të forta, sidomos gjatë ditës së martë dhe të mërkurë.

Bricjapi

Më në fund erdhi momenti që gjithçka të kurorëzohet me sukses për të lindurit në shenjën e Bricjapit. A ndiheni të gatshëm për të qenë mbreti apo mbretëresha e zemrave të zodiakut? Duke filluar që nga dita e diel, Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe dashuria do të jetë protagonistja e vërtetë e jetës suaj. Ditët më me fat të javës do të jenë e premtja dhe e shtuna. Gjatë atyre ditëve mund të merrni ndonjë lajm të bukur e të papritur.

Ujori

Planeti Venus do të jetë i kthyer nga shenja juaj deri ditën e diel, i gatshëm për t’ju dhuruar momente të rëndësishme dhe emocione të paharrueshme. Nëse keni ndonjë çështje të mbetur pezull me partnerin, bëni mirë ta sqaroni tani. Duke filluar nga java tjetër, Venusin nuk do ta keni më mbështetje. E diela do të jetë një ditë shumë me fat me Hënën në shenjë. E vetmja ditë jo dhe aq e mbarë e javës do të jetë e hëna.

Peshqit

Gjatë kësaj periudhe nuk keni qenë fort të favorizuar nga planeti i dashurisë, por pritet që të vijnë ditë më të bukura. Duke filluar nga dita e diel, Venusi do të veprojë në favorin tuaj dhe së shpejti të gjitha vështirësitë në jetën në çift do të duken si një kujtim i largët. Mërkuri do t’ju ndihmojë të arrini suksesin e merituar në aspektin profesional. Shtyjini çështjet e rëndësishme për ditën e premte, sepse atëherë  do të keni dhe mbështetjen e Hënës.