Kryesore Horror në Fier, fqinji rrëmben dhe vret fëmijën 8 vjeç. Policia e...

Horror në Fier, fqinji rrëmben dhe vret fëmijën 8 vjeç. Policia e gjen të groposur

Një ngjarje horror ka ndodhur këtë të martë në fshatin Mujalli të Fierit. Një fëmijë vetëm 8 vjeç u rrëmbye rreth orës 9 të mëngjesit për tu gjetur më pas i groposur në shtëpinë e fqinjit të tij.

Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Klodian Çalamani, i cili mësohet se jetonte i vetëm. Ai u arrestua nga policia.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit Klodian Çalamani, 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.

Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota