Politika Rama për situatën në PD: Do i digjni lëkurën njëri-tjetrit me cigaren...

Rama për situatën në PD: Do i digjni lëkurën njëri-tjetrit me cigaren që keni pirë bashkë 30 vjet

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën brenda PD-së, mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha ka një përplasje.

Në fjalën e tij që ka mbajtur nga ‘Foltorja’ e Kuvendit, Rama është shprehur se PD ka hyrë në një fazë ku do djegin lëkurën njëri-tjetrit me bishtat e cigareve që keni pirë bashkë 30 vjet.

Rama ju drejtua demokratëve duke u thënë se s’kanë parë gjë akoma.

Edi Rama: Ka një fjalë që thotë mos i bëjë tjetrit atë që nuk do donit ta bënte ty. Ju po e provoni në lëkurë, është vetëm fillimi, po hyni në një fazë ku do ja digjni lëkurën njëri-tjetrit me bishtat e cigareve që keni pirë bashkë 30 vjet.

Në vend se të merren me vendimet apo veprimet e tua, të merren me gjëra që ti as nuk i ke çuar në mend ti bësh, me gjëra që ti nuk do doje kurrë që të ndodhnin. E keni bërë këtë 30 vjet, tani është koha që ta provoni vetë këtë, s’keni parë gjë akoma, jo më na unë dhe nga ne por nga njëri-tjetri.