Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali gjatë një aksidenti në punë. Sipas mediave italiane, viktima është Dritan Mecaj, i cili dyshohet se u asfiksua nga gazi në bodrumin e magazinimit të verës.
Në vendngjarje shkuan ekipet e emergjencës për t’i dhënë ndihmën e parë shqiptarit.
Për këtë incident nisën hetimet nga policia italiane, që deri më tani dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë asfiksia.
Viktima punonte prej shumë vitesh për kompaninë Corvezzo.