Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë. Për pasojë ka humbur jetën 31-vjeçari A. Shtika i cili teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, gjë që ka qenë fatale për të.
Gjithashtu është dëmtuar pasagjeri me iniciale A.B. i cili ndodhet në spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:50 në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.