Sport Një hap larg zyrtarizimit, Giacomo Vrioni drejt Amerikës

Një hap larg zyrtarizimit, Giacomo Vrioni drejt Amerikës

Giacomo Vrioni është një nga futbollistët shqiptarë më të vlerësuar në merkaton aktuale duke qenë se lojtari që është në pronësinë e Juventus zhvilloi një sezon tejet pozitiv me Tirol në Austri duke u shpallur edhe golashënues i kampionatit austriak.

Alternativat për sulmuesin nuk mungonin, megjithatë shqiptari ka habitur jo pak me zgjedhjen e tij pasi duket se është “joshur” nga një aventurë në Amerikë.

Një nga ekspertët e merkatos në Itali, Fabrizio Romano raportin se Vrioni është një hap larg zyrtarizimit tek New England Revolution, një prej skuadrave më të mira të Major League Soccer.

Skuadra amerikane ka vendosur të zëvendësojë sulmuesin e larguar Buksa me Vrionin, ndërsa janë të gatshëm t’i ofrojnë Juventusit 3.8 milionë dollarë, plus bonuse.

Shifra që kanë kënaqur drejtuesit bardhezi që i kanë dhënë “dritë jeshile” këtij operacioni.

Mesa duket, Vrionin në sezonin e ardhshëm do ta shohim të konkurrojë me emra si Bale apo Chiellini, edhe pse pritshmëritë ishin që 23-vjeçari të qëndronte si protagonist në një kampionat elitar në Europë.