Në mes të dhimbjes pa fund që ka pllakosur fisin Zykaj në Resulaj të Selenicës, ka vend edhe për një rreze drite në fund të tunelit sado e vogël ajo.
Albi Zykaj, 17 vjeç, fëmija i tretë i Besim Zykajt është i mbijetuari i vetëm i masakrës që kreu kushëriri i tij Ridvan Zykaj.
Albi punonte në bregdet dhe nuk ishte në atë moment në shtëpi, në kohën kur Ridvan Zykaj qëlloi pa mëshirë me breshëri automatiku duke vrarë dy gjyshërit e tij Demirin dhe Ferijen, babain dhe nënën Besim dhe Vasilika, vëllain e tij, Ledjonin 6 vjeç, motrën Sara 17 vjeç, por edhe xhaxhain Azemin bashkë me gruan e tij Afërdita.
Albi humbi në këtë tragjedi të tmerrshme të gjithë trungun e tij familjar, nga vëllai e motra, deri tek dy prindërit, dy gjyshërit dhe xhaxhain.
Të mbijetuar të tjerë nga masakra janë edhe dy djemtë e Azemit, edhe ai i ekzekutuar nga monstra Ridvan Zykaj.