Nuk ishte hera e parë që 23- vjeçari me inicialet D.K vidhte banesa në qytetin e Lezhës. Sipas policisë i riu kishte vetëm një javë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për vjedhje.
Mëngjesin e kësaj të shtune ai është arrestuar në flagrancë, pasi ishte futur për të vjedhur në një nga dhomat e një banesë.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar ti vjedhë banesën shtetasit Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, në një prej dhomave të banesës së shtetasit Gj.K, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti një mjet prerës (thikë)” njofton polica.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale “Vjedhja”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.