Aktualitet Ndalohet ndërtuesi dhe bashkëpunëtorët e tij: Akuza për pastrim parash dhe falsifikim

Ndalohet ndërtuesi dhe bashkëpunëtorët e tij: Akuza për pastrim parash dhe falsifikim

Me një akuzë për pastrim parash e falsifikim i janë vënë prangat një ndërtuesi dhe 2 bashkëpunëtorëve të tjerë.

Në orët e fundit, ndalohet me urdhër të prokurorisë ndërtuesi Dritan Llanaj. Burime nga Prokuroria bënë me dije se janë ndaluar edhe dy qytetarët Kadri Pazari dhe Arben Çaçi.

Tre të ndaluarit dyshohet se falsifikuan dokumentat për 25 mijë m². Bëhet fjalë për një tokë në Laprakë, pronë e spitalit.

Po kështu tre të ndaluarit dyshohen për pastrim të produkteve të veprës penale. Aktualisht mësohet se ndërtuesi dhe qytetarët po ballafaqohen në polici.