Elseid Hysaj ka humbur ndeshjen e radhës me Kombëtaren, por ka një arsye për të qenë mjaft optimist.
Mbrojtësi i krahut nga Shkodra, që aktualisht luan me Napolin, mund të transferohet tek “gjigantët” e Atletico Madrid.
Trajneri argjentinas Diego Simeone e ka piketuar Hysajn si një nga blerjet e nevojshme për të blinduar mbrojtjen që këtë vit do të shohë humbjen e disa elementëve të rëndësishëm si Diego Godin etj.
Hysaj ka një klauzolë rreth 50 milionë euro, por Napoli mund të mjaftohej me një ofertë edhe më të ulët.
Sipas mediave italiane, ekipi madrilen ka ofruar rreth 25 milionë euro për kapitenin e Kombëtares, dhe diferencat tashmë duken minimale.
Destinacioni duket i pëlqyer nga lojtari, i cili do të luante më shumë se në ekipin e Carlo Ancelottit.
Nëse Hysaj do të jetë protagonist sezonin e ardhshëm në Wanda Metropolitano, stadiumin e finales së Champions League këtë vit, do ta thonë ditët në vijim.