Një operacion i Interpol dhe forcave të policisë dha sot si rezultat lokalizimin dhe kapjen e një 40-vjeçari nga Shijaku, i kërkuar ndërkombëtarisht për akuzën e rëndë të marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitura.
Bëhet fjalë për shtetasin Blerim Troca, i cili kërkohej nga Italia pasi Gjykata e Santa Maria Capua, në Itali, e kishte dënuar më parë me 8 vjet burg.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit fqinj.