Në mesin e 11 personave të shoqëruar për bllokimin e rrugës ku do kalonte kryeministri Edi Rama, është edhe nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku.
Ajo akuzohet për tubim të paligjshëm dhe bllokim rruge.
Dhjetëra simpatizantë të PD nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës për disa orë e mbajnë të bllokuar rrugën ku duhet të kalonte kryeministri Rama, i cili ishte nisur drejt Pukës.
Organizimi i kësaj proteste gjeti të papërgatitur policinë e Lezhës.
Efektivët erdhën në vendngjarje pas grumbullimit të protestuesve.