Në Shqipëri, Valentin Selaj arriti të kapë faqet rozë të mediave për shkak të të dashurës, por mediat italiane nxorrën anën tjetër të tij, atë të trafikantit të drogës.
Madje Valentin Selaj ishte organizatori i trafikut të kokainës së pastër që nisej nga Amerika, kalonte në portin e Roterdamit dhe nga aty, transportohej për në Firence.
Policia italiane u desh të bashkëpunonte me atë holandeze për paralizimin e të gjithë grupit.
Në pranga ranë 6 shqiptarë dhe një polake.
Pamjet nga operacioni që u zhvillua në 17 nëntor në Firenze, Amsterdam dhe Roterdam u publikuan nga policia italiane.