Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili rezultonte i dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Autoritetet në një njoftim për mediat bëjnë me dije se Preng Gjoni është arrestuar në një palestër në rrugën “Jordan Misja”
Gjoni ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
33-vjeçari do t’i dorëzohet Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.