Kryesore 625 raste të reja dhe 3 humbje jete nga Covid

625 raste të reja dhe 3 humbje jete nga Covid

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3,230 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 625 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 322 në Tiranë, 28 në Fier, 25 në Berat, 23 në Vlorë, 16 në Durrës, Elbasan, 15 në Kamëz, 13 në Gjirokastër, 11 në Krujë, Lushnje, 10 në Sarandë, 9 në Patos, 8 në Kurbin, Pogradec, Dimal, Kuçovë, 7 në Shkodër, Divjakë, Mallakastër, 6 në Kavajë, Korçë, Kolonjë, Librazhd, 5 në Peqin, 4 në Lezhë, Vorë, Libohovë, Gramsh, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Vau i Dejës, Dibër, Roskovec, Kelcyrë, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dropull, Skrapar, Poliçan, Cerrik.

Viktimat- Lajmi i keq është se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dhe 3 qytetarë që ishin duke u kuruar në spitalet Covid.

Në të gjithë vendin janë 8,233 pacientë aktivë me Covid në të gjithë vendin, ndërsa trajtim spitalor po marrin 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 579 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,229 që nga fillimi i epidemisë.