Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, pasi rezulton i dënuar me 18 vite burgim.
Mësohet se është ekstraduar Ilir Bashaliu, 51 vjeç. Për këtë person Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 26.10.2005, e ka vendosur dënimin 18 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion, në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim”.
Bashaliu është arrestuar në Itali, më datë 22.07.2014, dhe deri dhjetor 2021 ka qëndruar në burg për llogari të drejtësisë italiane, për një vepër tjetër penale të kryer në Itali.
Ilir Bashaliu, në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, në vitin 2001 kanë trafikuar një shtetase në Itali dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion.