Aktualitet I dënuar në Itali me mbi 7 vjet burgim, arrestohet në Vlorë...

I dënuar në Itali me mbi 7 vjet burgim, arrestohet në Vlorë 39-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Part of” është arrestuar në lagjen “10 Korriku” të Vlorës për t’u ekstraduar në Itali, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar Henerik Boba alias Ermal Hitaj.

Gjykata e Firences e ka dënuar 39-vjeçarin me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.