Të pish shumë kafe mund të jetë një gjë e dëmshme për organizmin, kjo dihet. Por që një gotë mund të rrezikonte jetën e qindra personave në të njëjtin moment, kjo nuk ishte dëgjuar kurrë. Por ka ndodhur vërtetë, dhe mund të ishte një nga tragjeditë më të mëdha të historisë së aeronautikës.
Fluturimi, Frankfurt-Kankun, në Meksikë. Avioni i tipit Airbus A330-243 me 337 persona në bord po fluturon qetësisht në oqeanin Atlantik. Piloti i avionit gjigant, i kompanisë Thomas Cook, mendon të relaksohet duke porositur një kafe të ngrohtë.
Relaksi shndërrohet në një episod aq të rrallë dhe qesharak, po mos të ishte tragjik në pasojat e mundshme. Gota plot kafe për arsye të panjohura derdhet pjesërisht në këmbët e pilotit, dhe në pjesën tjetër në panelin e kontrollit të mjetit fluturues.
Nxehtësia e pijes shkrin elementët delikatë të panelit, komunikimi bëhet pothuajse i pamundur dhe kabina mbushet me tym.
Opsioni i fundit për mos pasur një risk të tepërt, ishte për pilotin e pavëmendshëm një ulje emergjence në aeroportin e Shannon, në Irlandë.
Episodi ka ndodhur në shkurt, por vetëm tani janë zbuluar shkaqet nga inspektorët e zyrave britanike për aksidentet ajrore (AAIB).