Aktualitet I dhanë ryshfet sekretares së Shëndetësisë, gjykata vendos arrest shtëpie për administratorin...

I dhanë ryshfet sekretares së Shëndetësisë, gjykata vendos arrest shtëpie për administratorin e kompanisë

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Vladimir Topin, administratorin e kompanisë “Dricons”, që i dha ryshfet Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe specialistes Laura Shteto.

Sipas gjykatës, Vladimir Topi u la në arrest shtëpie pasi ligji nuk lejon masë më të rëndë sigurie për një 73-vjeçar.

Ndërsa për inxhinierin e kompanisë, Silvi Shehu, i cili mori shumën e parave për t’ia dhënë dy zyrtareve të Ministrisë së Shëndetësisë, u vendos arrest në burg.

Një ditë më parë, Joana Duro dhe Laura Shteto u lanë në arrest në burg nga GJKKO për korrupsion.