Jehona e mikpritjes së kosovarëve ndaj tifozëve dhe skuadrës së Anglisë ka marrë përmasa të mëdha.
Shumë media personazhe të sportit dhe jo vetëm janë mrekulluar nga kjo atmosferë duke i falenderuar “dardanët” për respektin e treguar.
Një tjetër ngjarje e cila mbete në vazhdën e dashamirësisë së popullit kosovar ndaj anglezëve është edhe një histori e bërë publike nga një tifoz britanik.
Steven Bruce gjatë periudhës që qëndroi në Prishtinë tregon se i kishte humbur kuleta ku mbante 600 euro në një nga ambientet e kryeqytetit kosovar.
Bruce ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se një qytetar i Kosovës e kishte marrë kuletën dhe menjëherë ia dorëzoi.
“Më ra kuleta në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalosh hyn në lokal dhe ma ktheu, pa më marrë asgjë. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, shkroi Bruce në llogarinë e tij.