Kulturë “I ka bërë lekët rrush e kumbulla”, Jimmy Kimmel flet shqip në...

“I ka bërë lekët rrush e kumbulla”, Jimmy Kimmel flet shqip në emision, Dua Lipa tregon që është puro shqiptare (VIDEO)

Dua Lipa është një nga ambasadoret më të mira që ka vendi ynë në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka promovuar Shqipërinë në sytë e gjithë botës dhe kështu ka bërë edhe kësaj here.

E ftuar në Jimmy Kimmel Live, bukuroshja ka treguar edhe njëherë se është një njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe.

Moderatori i ka sjellë asaj disa shprehje frazeologjike në shqip si “i ka bërë rrush e kumbulla” apo “hyp se të vrava, zbrit se të vrava”, “sa për sy dhe faqe” dhe Dua Lipa ka shpjeguar më së miri kuptimin e tyre.

Duhet thënë se Jimmy Kimmel i ka thënë këto fjalë në gjuhën shqipe që e ka surprizuar jo pak bukuroshen shqiptare.