Kryesore “I kam dhënë tokën, nuk më ka dhënë lekët”, çfarë fshihet pas...

“I kam dhënë tokën, nuk më ka dhënë lekët”, çfarë fshihet pas vrasjes së biznesmenit në Himarë

Himara u trondit këtë të shtunë pas vrasjes së biznesmenit 51-vjeçari Niko Goro. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Dyshohet se vrasja të ketë ndodhur për shkak të një borxhi.

Mësohet se fjalët e para të 53-vjeçarit pas arrestimit kanë qenë: “I kam dhënë tokën, nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”, është shprehur para policisë, Kliti Leka.

53-vjeçari është në nip në Himarë dhe pretendon se ka tokë të trashëguar.

Leka u kap në vendin e quajtur Livadhet. Policia i sekuestroi armën e krimit, një kallashnikov dhe makinën që ka përdorur gjatë ekzekutimit.

Goro ishte biznesmen në fushën e ndërtimit në Himarë. Si pasojë e të shtënave në Himarë mbeti e plagosur lehtë në këmbë edhe një 57-vjeçare.