Një burrë ka vrarë gruan e tij pasi ajo i kërkoi që të largohej nga shtëpia kur mësoi se ai ishte prekur nga koronavirusi.
65-vjeçari Hussein Egal vrau 57-vjeçaren Maryan Ismail në Edmonton të Londrës, në datën 6 prill.
Policia u lajmërua nga fqinjët pasi kishin ditë që nuk e kishin parë gruan dhe, sipas policisë, kur ata shkuan në apartament, gruaja kishte disa ditë që kishte vdekur.