Bota Koronavirusi në Itali: 602 viktima sot, bie numri i të prekurve

Koronavirusi në Itali: 602 viktima sot, bie numri i të prekurve

Vazhdon rënia e personave të shtruar, janë edhe pak raste të reja (janë bërë edhe më pak tamponë), por numri i të vdekurve është ende shumë i lartë: në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 602 persona (dje viktima ishin 566), duke arritur një total preh 21.067 të vdekurish. Një buletin dramatik pas ngadalësimit të ditëve të kaluara.

Një ulje të lehtë kanë pësuar të prekurit e rinj me virusin vdekjeprurës ku janë regjistruar 2972 raste të tjera, rreth 180 më pak se ditën e mëparshme.

Aktualisht janë të sëmurë 104 mijë e 291 persona, shumica në vetëizolim në shtëpi, 28 mijë janë të shtruar në pavione me simptoma të lehta, ndërsa 3186 janë në terapi intensive. 74 shtretër në terapi intensive dhe aparate oksigjeni janë liruar në raport me të dhënat e një dite më parë.

Deri në këto momente numri i të prekurve me koronavirus në Itali ka arritur në 162 488. Lajmi i mirë sipas kreut të Mbrojtjes Civile është ulja e pacientëve që po trajtohen terapi intensive.