Është vënë në pranga pedagogu i Universitetit të Elbasanit, i cili u denoncua mbrëmjen e sotme nga emisioni ‘Stop’.
Pas daljes së videos, policia mësohet se e ka vënë në pranga pedagogun, Denis Himçi.
Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e sotme.
‘Stop’ dokumentoi me zë dhe figurë se si pedagogu Denis Himçi i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve. Jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza ishte e gatshme për atë që i kërkonte profesori, ai do t’ia zgjidhte të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata.