Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave të ish-deputetes Arta Dade.
Pak ditë më parë Dade tha se modeli i Ramës kishte dështuar dhe ai duhet t’ia linte vendin një socialisti tjetër. Por në intervistën e dhënë për gazetarin Sokol Balla, Rama nuk ka bërë shumë komente.
“Unë Artën e kam shumë xhan dhe Artës i lejoj çdo gjë. Nuk kam asnjë koment për të bërë. Arta nuk jemi parë. Nga pamja më dukesh mirë. Si gjithmonë “keep going” – tha Rama.
Ish-deputetja e Partisë Socialiste tha se qeveria aktuale nuk është e PS-së, por e njerëzve pranë Ramës.
Dade tha se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, por shtoi se PS-ja është në gjendje të formojë një qeveri tjetër pa Edi Ramën.
Gazetari Sokol Balla i solli në vëmendje Ramës se edhe LSI ka thënë se mund të pranonte një qeveri socialiste me Majkon kryeministër.
“Kur unë nuk i përgjigjem Artës, imagjino si mund t’i përgjigjem Monës” – tha Rama ndërsa një ide që Fatmir Xhafaj mund të marrë drejtimin e qeverisë, ai e quajti “lojë në xunkth”.