Një 29-vjeçar i kërkuar për vrasje në tentativë në Shkodër, është arrestuar nga policia 3 vite më pas. Ai është Brisel Kurtmetaj, banues në lagjen “Guerrile” të Shkodrës, i kërkuar për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe prishje e qetësisë publike.
Në Gusht të vitit 2020, 29-vjeçari tentoi të vriste me armë një person me iniciale S.B. pas një konflikti të çastit. Por si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur lehtë një kalimtar i rastit.
Ndaj Kurtmetaj, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurtisë arrest në burg në mungesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.