Dy mikeshat e fëmijërisë, Jonida Maliqi dhe Alba Danaj ditën e djeshme patën një përplasje në rrjetet sociale, e cila bëri bujë në media.
Alba thumboi Jonidën lidhur me një deklaratë që bëri pak kohë më parë për çantat e vogla. Jonida tha se nuk do të shpenzonte kurrë para për një çantë që është me e vogël se dora e saj.
“Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”, shkruante Alba në postimin e saj në InstaStory.
Pas kësaj reagoi në rrjetet sociale edhe Jondida, nëpërmjet disa postimeve ku me lezet i hidhte disa thumba Albës.
“Urrejtja nuk është gjëja më e rrezikshme, indiferenca është”, thoshte Jonida ndër të tjera.
Pas bujës së madhe, burime për “Tiranapost”, bëjnë me dije se këngëtarja shqiptare është e prekur nga lajmet dhe rëndësia që i kanë dhënë fjalëve të Albës, megjithatë për këtë çështje nuk ka ndërmend të flasë pasi do lërë avokatin e saj të merret.
Ajo do e lërë në dorë të ligjit dhe me sa duket këngëtarja do të hedhë në gjyq mikeshën e saj.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur midis mikeshave.