Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje si dhe ka pezulluar nga detyra 7 punonjës të ALUIZNI-t, pasi akuzohen për shpërdorim detyre në rastin e tjetërsimit të pronës së një shtetaseje, duke ia kaluar padrejtësisht dy djemve të saj.
Sipas Prokurorisë, nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasja V.K, është mashtruar duke u zhveshur dhe duke iu tjetërsuar prona, një hotel në Tiranë.
Procesi i zhveshjes nga prona dhe i tjetërsimit të saj fillon me deklarimin e djemve të saj, në zyrën e ALUIZNIT se ky objekt është ndërtim pa leje i ndërtuar në vitin 1998, fakt ky jo i vërtetë, pasi në vitin 1995 ky objekt ka qenë i pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish-bashkëshortit të saj, B.T.
Dy djemtë e saj, kanë deklaruar që objekti është ndërtuar në vitin 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe tjetri 16 vjeç. Në lidhje me tokën, kanë deklaruar se nuk dinë e kujt është, pasi është ndërtuar në truallin e familjes dhe është regjistruar me njohje fakti, sipas ligjeve të asaj periudhe.
Në bazë të këtyre deklarimeve të rreme, si përfundim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të pasurisë Tiranë, më 5.10.2015, është legalizuar ky objekt dhe janë pajisur me certifikatën e pronësisë djemtë e saj duke zhveshur nga pronësia nënën e tyre V.K., në një kohë që ky objekt me Vendim Gjykate i kishte kaluar asaj në pronësi.
Me urdhër të prokurorit Vledar Valikaj, gjykata ka miratuar masat për:
- B.B si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar në nenin 248 të K.Penal. Masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.
- A.C si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar në nenin 248 të K.Penal. Masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.
- D.Ll si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar në nenin 248 të K.Penal. Masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.
- E.P si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenin 248 të K.Penal. Masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” neni 240.1.a i K.Pr.Penale.
- K.D. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit te detyrës“ parashikuar në nenin 248 te K.Penal. Masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.
- G.T si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar në nenin 248 të K.Penal. Masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale
- E.Sh si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar në nenin 248 të K.Penal. Masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.
- E.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit“ të kryer në bashkëpunim të parashikuar në nenin 143/3 e 25 te K.Penal. Masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.
- E.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimi” të kryer në bashkëpunim të parashikuar në nenin 143/3 e 25 të K.Penal. Masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.