Aktualitet 23-vjeçari shqiptar ngre në këmbë policinë gjermane, vrau një person dhe u...

23-vjeçari shqiptar ngre në këmbë policinë gjermane, vrau një person dhe u arratis

Fisnik Hoxha, 23 vjeç, është shpallur në kërkim në Gjermani për vrasjen e një 31-vjeçari. Shqiptari dyshohet se ka qëlluar disa herë ndaj një personi. Ngjarja ka ndodhur në Kiel mbrëmjen e së hënës.

Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve. Pas ngjarjes, i riu është larguar nga skena e krimit dhe kjo ka bërë që autoritetet ta shpallin në kërkim.

Madje prokuroria e Kielit ka ofruar 3 mijë Euro dëmshpërblim për informacionet që çojnë në arrestimin e tij. Autoritetet dyshojnë se Hoxha mund të jetë i armatosur, prandaj bëjnë thirrje për kujdes.

Deri më tani, autoritetet gjermane nuk bëjnë të ditura shumë detaje nga ngjarja për shkak të hetimeve