Aktualitet I moshuari ndërron jetë në Spitalin Infektiv, ishte asimptomatik me koronavirus

I moshuari ndërron jetë në Spitalin Infektiv, ishte asimptomatik me koronavirus

Një 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë këtë të hënë në Spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ai ishte bartës i Covid-19, megjithatë shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.

Mësohet se edhe pse ishte bartës i koronavirusit, i moshuri ishte asimptomatik për sëmundjen.

88-vjeçari vuante edhe nga disa sëmundje të tjera si insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension dhe anemi grave.