Konflikti me armë që solli dy të vdekur sot në Poliklinikën e Patosit ishte episodi i fundit i përplasjes që ndodhte prej disa muajsh mes viktimave dhe autorit të krimit.
Martin Skëndajn qëlloi me armë duke vrarë në vend Elis Kapajn ndërkohë që mbeti i plagosur Manol Rrapajnj, i cili ndërroi jetë në spital.
Me të mësuar për krimin, policia arrestoi aty për aty Martin Skëndajn duke i sekuestruar edhe armën e krimit.
Autori dhe viktimat konfliktoheshin prej disa muajsh pasi Elis Kapaj i ngacmonte të motrën. Ai kishte shkuar vazhdimisht për këtë çështje në polici, por nuk kishte gjetur zgjidhje.
Abc News mëson se Kapaj dhe Rrapaj ishin konfliktuar me Martin Skëndajn tre ditë më parë duke e rrahur. Ky i fundit kishte shkuar sot në Poliklinikë për të marrë raport pasi nuk ndihej mirë fizikisht.
Kur ka shkuar atje, ai është ndjekur nga dy të rinjtë duke bërë që konflikti të riniste.
Gjatë sherrit, Skëndaj ka nxjerrë armën e shërbimit pasi punonte si gardian burgu duke qëlluar ndaj dy të rinjve, njëri prej të cilëve mbeti u vdekur në vend, kurse tjetri u plagos dhe ndërroi jetë në spital.
Banorët e zonës shprehen se të dyja familjet ishin të rregullta dhe nuk njiheshin për konflikte në zonë, raporton Abc News.